Stërvitja Ekzekutive (Executive Coaching)

Ndonjëherë Stërvitja Ekzekutive (Executive Coaching) si nocion, përzihet me nocionin e trajnimeve tradicionale. Në tekstin e mëtutjeshëm Executive Coaching në mungesë të nocionit adekuat në shqip përkthehet si Stërvitje Ekzekutive, edhe pse Coching-u është i ndryshëm prej treningut për arsye se derisa treningu ofrohet për një grup profesionistësh me anë ligjëratash, stërvitja është metodë interaktive në mes të vetëm një ekzekutivi dhe trajneri ku në mënyrë më të personalizuar dhe individuale kalitet udhëheqësi.

Stërvitja ekzekutive i lehtëson punën një udhëheqësi për të arritur qëllimet specifike si individ e profesionist, përmes interakcionit personal, dialogut dhe të mësuarit pragmatik në mes të udhëheqësit dhe stërvitësit, të cilat metoda orvaten për të çuar përpara aftësitë organizative dhe personale të udhëheqësit. Për këtë arsye, stërvitësi ekzekutiv me tepër i ngjason një trajneri personal i cili përpiqet për të zbutur dobësitë e udhëheqësit, por jo duke i dhënë përgjigje të gatshme lidhur me zgjidhjen e një situatë apo çështjeje të veçantë; mirëpo orvatet që të ndërtojë kapacitet brenda udhëheqësit për të zgjidhur çështje të ngjashme në të ardhmen.

Sigurisht se keni takuar dhe punuar gjate punës tuaj profesionale me karaktere të ndryshme njerëzish. Keni hasur individ me karakter të këndshëm; disa me karakter të vështirë, ndërsa edhe disa me tipare në kufi me çrregullim të personalitetit. Për ilustrim, në vazhdim keni disa tipare apo karaktere të hasura në mjedisin tonë profesional të cilat mund te zbuten me anë të stërvitjeve:

Narcisi - “Unë jam më i miri nga më të mirët, unë jam më i/e bukur dhe i/e zgjuar. Në fakt këta njerëz që punoj me ta, nuk janë të kalibrit tim dhe kjo është arsyeja pse unë duhet të jem udhëheqës. Nuk është faji im që jam gjenetikisht superior! “.

Inferiori - “Shpresoj se nuk do të më pyesin diçka, pasi që nuk e di se çfarë të them!!! Sigurisht do ta turpëroj veten nëse më kërkojnë të flas. Ata dinë aq shumë gjëra. Më mirë mos ti shikoj në sy, kështu që mos të me vërejnë që jam këtu “.

Indiferenti - “Nuk mund të pres që ky takim të përfundoj. Janë duke diskutuar çështje që nuk më interesojnë fare! Athua edhe sa dite kane mbetur deri te rroga e ardhshme?! Vetëm do të buzëqesh dhe pohoj…… nuk mund të pres që dita të mbaroj”.

Punëtori i tepruar - “Pse jemi duke mbajte këtë takim? Kam aq shumë gjëra për të bërë! Tash secili do të thotë diçka që të tingëllojë i zgjuar, ndërsa praktikisht nuk bëjnë asgjë. Duhet të bëj gjithçka vet sepse nuk mundem të mbështetem në askënd. Të dhënat që kam marre sot – duhet ti rregulloj të gjitha. Më duhet edhe sot të rri më gjatë në punë… “

 

Ekziston mbështetje e konsiderueshme akademike sa i përket Stërvitjes Ekzekutive, si një nga metodat e rritjes së inteligjencës emocionale, ndjeshmërisë dhe aftësive menaxhuese të udhëheqësve. Ka prova të mjaftueshme që përmes stërvitjeve, këto aftësi mund të rriten në mënyre të përgjithshme, ose mund të vihet në synim një aftësi e veçantë, e cila mund të përmirësohet përmes Stërvitjes Specifike e njohur ndërkombëtarësh si Targeted Coaching. Edhe pse këto aftësi subtile (soft skills) janë të vështira për tu matur me saktësi, ekzistojnë teste të Inteligjencës Emocionale, të cilat mund të përdoren para se të fillojë stërvitja dhe në fund të stërvitjes, në mënyrë që të maten të arriturat apo përmirësimet. Gjithashtu, aftësia subtile mund të vërehet në baza ditore tek udhëheqësit e stërvitur, pasiqë përmirësimet më kohë bëhen pjesë e aftësive të tyre psikike.

Gjatë punës sonë kemi interakcione me kolegët tanë, punonjësit dhe eprorët tanë, me të cilët zhvillojmë raporte miqësore, raport ky i cili mjegullon gjykimin dhe paanësinë tonë lidhur me ta. Ndonjëherë edhe në qoftë se e shohim dhe përballemi me tipare e karaktere të vështira, mu për shkak të këtij raporti të përmendur më lartë, jemi të pafuqishëm të veprojmë. Stërvitësi ekzekutiv është pikërisht pala e tretë e paanshme e cila në mënyrë profesionale do të punoj me punonjësit që kanë nevojë për stërvitje të tillë. Për rastet e çrregullimeve të personalitetit, të përmendur më lartë, stërvitësi duhet të jete psikolog i certifikuar.

Në Advoco Solutions kemi stërvitës Psikolog, Magjistër të Menaxhimit te Bizneseve e deri tek stërvitësit e certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Stërvitësve (International Coach Federation) të cilët munden me sukses të stërvisin punonjësit tuaj.

 

Stërvitja Individuale (Individual Coaching)

Gjatë stërvitjes individuale ne përdorim shumëllojshmëri të teknikave dhe masave të njohura të përdorura nga psikologët tanë, në mënyrë që të kuptojmë karakterin e personit / klientit. Është e rëndësishme këtu për tu theksuar se kompania jonë nuk merret me raste klinike psikologjike, por ne përdorim masa psikologjike për përcaktimin e llojit të karakteri që punojmë, në mënyrë që të ofrojmë metoda stërvitëse adekuate. Në këtë mënyrë, plani ynë transformues përshtatet me qëllim që të liroj potencialin e plotë të klientit.


Stërvitja Specifike (Targeted Coaching)

Stërvitja Specifike është stërvitje e fokusuar, ofruar për individët që duan ti përmirësojnë aftësitë e tyre specifike përmes instruksioneve të personalizuara, dhe praktike.

Stërvitja specifike mund të kombinohet me stërvitje intensive, e cila është një qasje gjithëpërfshirëse për profesionistët që përballen me sfida të mëdha të punës dhe kanë nevojë për të bërë ndryshime thelbësore lidhur me aftësitë personale dhe organizative.

 

Programe treningu të Liderëve (Leadership training programs)

Gjatë dinamikës së përditshme, punës sonë, arenës politike, madje edhe në parkun e lodrave të fëmijëve, një vëzhgues mund të identifikojë gjithmonë udhëheqësin e natyrshëm grupit. Filozofët e lashtë, por edhe studiuesit në shekullin e fundit, janë përpjekur të zbërthejnë nëse liderët janë të lindur me aftësi gjenetike për të udhëhequr, ose ishin “bërë” si udhëheqës më vonë në jetë. Disa njerëz kanë më shumë autoritet se të tjerët; në këtë mënyrë, një listë e pafund e emrave të mëdhenj prej Platonit, Aristotelit dhe Makiavellit, e gjer te Hobbes, Pareto dhe Weber, i kanë kushtuar rëndësi te madhe autoritetit dhe elementeve tjera në ekuacionin e autoritetit.
Dahl (1957) i referohet kësaj cilësie të brendshme si “Një Gjë” dhe elaboron:

“Duke reflektuar mbi fuqinë e autoritetit, ngjallen dy dyshime: i pari (duke mbështetur aksiomën se ku ka tym ka zjarr), nëse kaq shumë njerëz në kohë të ndryshme kanë ndjerë nevojën për ti vënë emër autoritetit ose diçkaje të tille si një “Gjë” që ata besojnë se e kanë vënë re, jemi të shtyrë të supozojmë se kjo “Gjë” duhet të ekzistojë; dhe jo vetëm të ekzistoj, por të ekzistoj në një formë që mund të studiohet në mënyrë sistematike. Dyshimi i dytë, njëherit edhe më cinik është se, një Gjë për të cilën njerëzit bashkëngjisin emra shumëkuptimshme në kultura dhe kohë të ndryshme, ndoshta nuk është vetëm një Gjë, por shumë Gjëra; … “(f. 201). Për të avancuar këto “shumë Gjëra” që thekson Dahl, trajnimi dhe stërvitja e liderëve është një metodë e provuar, testuar dhe përdorur nga praktikuesit profesionist në rritjen e kapaciteteve personale të liderëve, menaxherëve dhe udhëheqësve, që të udhëheqin organizatat në mënyrë të suksesshme.

Advoco Solutions ofron trajnime si në vazhdim për menaxherët tuaj:

  •  Trajnim i Liderëve – Përdorimi i pushtetit në avantazhin tuaj;
  •  Trajnim i Liderëve – Udhëheqja subtile;
  •  Trajnim i Liderëve – Zgjedhja e stilit të liderit;
  •  Trajnim i Liderëve – Ngritja e kapaciteteve kundrejt mikro-menaxhimit;
  •  Trajnim i Liderëve – Lider apo Menaxher.

 

Back to Top