Transformimi i Biznesit
Ekspertiza e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore;
Kë do të punësoni në organizatën tuaj, gjetjen e personit më adekuat për pozitën profesionale dhe mbajtjen e stafit në të cilin keni investuar – përcakton në mënyrë të konsiderueshme suksesin e organizatës suaj.
Burimet Njerëzore (“BNJ”) përbëjnë të ashtuquajturin “kapital njerëzor” të një organizate. Departamenti i cili nga akademikët referohet si “Departamenti i Njerëzor” është në thelb Departamenti i Burimeve Njerëzore. Përveç funksionit administrativ/personel, roli BNJ-së është shumë më kompleks dhe strategjik, si dhe është një nga forcat kryesore të strategjisë së biznesit tuaj. Strategjia e departamentit të BNJ-së duhet të jetë një linjë me strategjinë e përgjithshme të organizatës, duke bërë bashkëdyzimin në nivel implementues, në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara të performuese. Nëse organizata kur harton strategjinë nuk merr parasysh informacionet nga Departamenti i BNJ-së në lidhje me stafin, strategjia organizatës do të jetë shkurtë-pamëse, joreale, dhe aspak konkurruese në afat të gjatë.
Roli i Departamentit të Burimeve Njerëzore duhet të jetë strategjik, duke informuar organizatën mbi strategjinë e përgjithshme në një anë, dhe duke siguruar se strategjia do të zbatohet përmes fuqisë punëtore të saj në anën tjetër. Për më tepër, BNJ është përgjegjëse për hartimin e politikave të burimeve njerëzore në përputhje me strategjinë e përgjithshme organizative, duke e bërë të sigurtë se të punësuarit dhe interesi i organizatës janë reciprokisht të dobishme. Politikat e burimeve njerëzore trasojnë rrugën për udhëheqje profesionale dhe kulturë organizative të mirëfillte. Prandaj, Burimet njerëzore janë përgjegjëse për Menaxhimin e Burimeve
Njerëzore dhe mbarëvajtjen e së njëjtës, duke kryer jo vetëm rekrutimin dhe përzgjedhjen e fuqisë punëtore, por edhe trajnimin, zhvillimin dhe mbajtjen e stafit thelbësore për të rritur performancën në mënyre që të përgatis organizatën për mundësitë e reja lokale, rajonale dhe globale.
Në ekipin tonë kemi profesionistë të cilët mund të ofrojnë ekspertizë në fushën e Burimeve Njerëzore si në fushat e mëposhtme:
Analiza e mungesës së aftësive (Gap analysis) – vlerëson aftësitë ekzistuese kundrejt nevojave të organizatës, përputh aftësitë e punonjësve me nevojat e organizatës, rekomandon dhe zhvillon trajnime specifike për të identifikuar dhe eliminuar mangësitë, monitoron zhvillimin e shkathtësive që ti përshtatet strategjisë së përgjithshme të biznesit.
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – ndihmon organizatën krahas funksionit të personelit, të inkorporoj edhe funksionin strategjik (hartimin e politikave të burimeve njerëzore dhe doracakët në përputhje me strategjinë e përgjithshme të organizatës).
Menaxhimi i Personelit – merret me gjithë aspektet e rekrutimit dhe përzgjedhjes së praktikave të rekrutimit, ciklin e rekrutimit, testimin, intervistimin, përgatitjen, menaxhimin e pushimit, listën e pagave, etj.
Zhvillimi i Burimeve Njerëzore – merret me angazhimi i stafit, vlerësimit i performancës së stafit, trajnimi i personelit dhe zhvillimi (ndërtimi i kapaciteteve), mbajtjen e stafit (menaxhimi talent) etj.
Ndryshimi i Lidershipit dhe Kultura Organizative – merret me ndryshimin e marrëdhënieve ndërmjet të të punësuarve, menaxherëve dhe Burimeve Njerëzore nëpërmjet paketave të trajnimit (këshillim, trajnim dhe udhëzim).
Marketing
Për shumë njerëz, marketingu është i ngjashëm me promovimin! Mirëpo – jo saktësisht. Me fjalë të thjeshta marketingu është rruga, mënyra, dhe mesazhi i përgjithshëm që ju transmetoni, kur doni ti transmetoni blerësve tuaj potencial se pse ata duhet të blejnë produktin tuaj. Strategji e kujdesshme duhet të planifikohet (është më e vështirë se sa tingëllon!), sidomos në ndërtimin e imazhit rreth kompanisë dhe produktit tuaj. Ndonjëherë mesazhi që ju keni në tabela billbordi, reklama etj. mund të ketë efekt të kundërt me qëllimin tuaj të dëshiruar.
Reklama që bëni për kompaninë tuaj duhet të testohet në shumë shtresa të shoqërisë, varësisht nga fakti nëse klientela juaj është masa (e gjithë popullata pa dallim moshe, gjinie etj. p.sh. produktet ushqimore bazike si produktet e qumështit) ose një klientelë e kufizuar (të rriturit, gjinia femërore, juristët etj.). Një reklamë e gabuar, e cila nuk është menduar saktësisht, mund të ketë imazh negativ në kompaninë ose produktin tuaj.
Kjo është arsyeja pse ekspertët tanë mund të ofrojnë trajnime dedikuar drejtuesve të marketingut dhe menaxherëve lidhur me “5 P-të” dhe miksin e produkteve, segmentimin e produkteve, firmës (branding), çmimin, por edhe zbulimet e reja nga sfera akademike dhe praktike.
Përveç kësaj, ekspertët tanë mund të planifikojnë fushatë/kampanjë për produktin tuaj që nga faza e ndërtimit të një imazhi – deri tek reklamat, posterat/billbordet etj. pasiqe kemi një ekip i cili mund të planifikoj gjithë planin e marketingut për kompaninë/produktin tuaj.
Menaxhimi i rrezikut
Menaxhimi jo adekuat i rrezikut mund të ketë pasoja të rënda për kompanitë. Menaxhimi i rrezikut është një vlerësim i bërë nga menaxherët ose konsulentët , që analizojnë dhe përpiqen të përcaktojnë shkallen e potencialit për humbjet eventuale të kompanisë qoftë nga: ana ekonomike (investime, etj.) ose ana ligjore (kontratat e papaguara, dokumentet e pronësisë, obligimet rregullative si p.sh. rregullorja e shëndetit).
Advoco Solutions ka këshilltarë me eksperience të cilët mund të shqyrtojnë rrezikun e kompanisë suaj nga pikëpamja ligjore ose ekonomike dhe pastaj të këshillojnë për veprimet e duhura.
Hapat e mëposhtëm do të merreshin në konsideratë:
- Procesidhekoha emenaxhimit të rrezikut;
- Evidentimi i burimeve tërrezikut;
- Metodat eidentifikimittë rrezikut, kuantifikimidhe zbutja;
- Veprimetpëradministrimin e rrezikut me kosto-efektive.
Kultura organizative
Kultura organizative është një nga drejtuesit më të rëndësishëm të performancës në një organizatë. Në mënyrë që një biznes të jetë i suksesshëm, kultura organizative i së njëjtit duhet të jetë në përputhje me strategjinë. Sidomos në bashkimet dhe blerjet e kompanive, në të cilat dy ose më shumë kultura organizative shkrihen, ka nevojë për një palë të tretë të paanshme e cila nuk i përket asnjë kulture organizative në fjalë, në mënyrë që të bëhet ekzekutimi dhe bashkimi i kulturave duke ndërthurur më të mirën nga të dyja. Kultura organizative është e përberë nga kultura individuale dhe shoqërore, në bazë të të cilave është formuar kultura e përgjithshme organizative.
Zakonisht transformimi i kulturës është më sfiduese nga të gjithë, pasiqe zakonisht ndryshimi është i rezistuar nga individët. Jo se individët rezistojnë ndryshimin vetëm për hirë të rezistimit, por ata rezistojnë të panjohurën që ndryshimi mund të sjellë.
Konsulentët tanë janë ekspertë në fushën e tyre, që nxisin ndryshimin në organizatë duke nxitë vullnetin për të ndryshuar në punonjësit dhe duke i bërë ata forcë drejtuese të ndryshimit.
Leave a comment