Për ne

Advoco Solutions është kompani konsultuese kreative e cila ju ofron konsulencë/ këshilla dhe zgjidhje për vështirësitë tuaja menaxhuese. Kemi synuar të specializohemi në disa fusha të zgjedhura, ngaqë preferojmë të mbesim më të mirët në ca fusha të caktuara – se sa mesatarë në shumë. Kështu që stafi ynë dhe partnerët tanë strategjik janë të ndërthurur me njohuri dhe ekspertizë në: Trajnim Ekzekutiv, Transformime Organizative dhe Punë Juridike.

Në kohët e vështira për organizatën tuaj, ekspertët tanë ju ofrojnë këshillim/konsulencë bazuar në eksperiencën e tyre profesionale të ndërlidhur me të arriturat akademike në fushën përkatëse. Ekspertët tanë kanë bagazh akademik e profesional të ndryshëm dhe vijnë nga kultura dhe shtete të ndryshme, gjë që u mundëson të përshtaten në situata të ndryshme dhe të ofrojnë këshilla kualitative mu për arsyet e cekura me lartë. Ne nuk aplikojmë të njëjtën këshillë për të gjithë! Përkundrazi, dizajnojmë këshillat, duke marre parasysh çdo rast specifik për çdo organizatë kliente. Kohët ndryshojnë me shpejtësi, kështu që në mënyrë që të keni avantazh konkurrues në treg, organizata juaj ka nevojë për më të mirët në fushën e konsulencës.

Back to Top