Punë juridike

Negociata

Nuk ka rregulla te lojës. Negociatat janë aftësi vendimtare në shumë profesione. Edhe në raste të negocimit të pagës, ose negocimit të qirasë së banesës tuaj, aftësitë e negocimit janë të nevojshme; megjithatë, për një kompani – negocimi është mjet i mposhtjes së konkurrencës.

Ka shumë metoda psikologjike (kognitive) në arritjen e rezultatit të dëshiruar në negocim, duke filluar nga Disonanca Kognitive, Elaborimi i Modelit të Gjasave, Programimi Neuro-Gjuhësorë, Teoria Kognitive e Reagimit etj. të cilat rrisin gjasat e suksesit të dëshiruar. Trajnerët tanë munden me sukses të trajnojnë këto metoda, edhe pse niveli dhe shpejtësia e absorbimit të këtyre aftësive, varet nga bagazhi dhe aftësitë ekzistuese të të trajnuarve.

Negociatat janë kryesisht hapja e linjave të komunikimit dhe arritjen e marrëveshjeve apo kontratave të realizueshme. Ky sukses në negociata dhe ndërmjetësime arrihet falë aftësive të negociatorit.

Kompania jonë ofron negociatorë të aftë për të ndihmuar dhe udhëheqë negociatat e rëndësishme për kompaninë tuaj, qoftë në gjuhën Angleze qoftë në gjuhën Shqipe. Mund të mendoni se gjuha nuk është faktor me rëndësi sepse mund të angazhoni përkthyes!!! Që negociatori të flet gjuhën në të cilën janë duke u kryer negociatat është kyçe, pasiqe përmes përkthimeve shumë nuanca jo-verbale mbesin të papërkthyera.
Në rritjen e teknikave të negociimeve, më poshtë keni paketa workshopi dhe seminare (por jo vetëm!) të cilat ofrohen përmes simulimeve, rasteve studimore dhe sesioneve interaktive:

  •  Seminar Negocimi për Ekzekutiv;
  •  Seminar Negocimi – Ndërmjetësimi i Mosmarrëveshjeve dhe Zgjidhja e Konfliktit;
  •  Seminar mbi Rritjen e Influencës – Teknikat e Avancuara te Negocimit;
  •  Seminar mbi Negociatat e Shitjeve;
  •  Seminar mbi Zhvillimin Stilit te Liderit.

Kontrata

Negociatat e suksesshme nuk kanë kuptim, në qoftë se ato nuk kurorëzohen me kontratë. Kontrata duhet të jetë pasqyrë e rezultateve të bisedimeve, pasi çdo gjë e lënë anash apo e dykuptimtë, mund të ketë pasojë negative.

Sa është e nevojshme dhe e rëndësishme roli i negociatorit, aq është e rëndësishme një kontratë e saktë ligjore.

Për këtë arsye, kompania jonë ofron shërbime të hartimit të kontratave nga juristët të cilët kanë përvojë në hartimin e kontratave komerciale vendore the internacionale.
Hapat të cilat duhet të merren parasysh gjatë hartimit të kontratës:

  •  Oferta dhe pranimi;
  •  Shuarja e ofertës;
  •  Forma efektive;
  •  Urdhëri për blerje, letër qëllimi, udhëzimi për të vazhduar;
  •  Përcaktimi i dokumenteve që përbën kontratën;
  •  Termet e shkruara dhe të nënkuptuara;
  •  Klauzat e përjashtimeve dhe kufizimet e përgjegjësisë;
  •  Mjetet ligjore për shkeljen e kontratës;
  •  Dëmet e likuiduara, “ndëshkimet” dhe motivimet;
  •  Forca Madhore (zgjatjet e kohës së performimit të kontratës);
  •  Transferimi i Titullit;
  •  Ndryshimet dhe paditë.

Në Kontratat Ndërkombëtare çështje si në vazhdim duhet të konsiderohen:

  •  INCOTERMS – definicionet dhe implikimet;
  • Kontrata shtesë në mbështetje të INCOTERMS p.sh. sigurimi dhe dërgesat kombëtare e ndërkombëtare;
  •  Metodat e pagesës;
  •  Obligimet (Bondet) dhe garancitë bankare;
  •  Monedha (Valuta) e huaj;
  •  Gjuha dhe ligji mbizotërues.

Mbyllja e kontratës – strategjitë e daljes

  •  Performanca a suksesshme;
  •  Shkelja e marrëveshjes;
  •  Përcaktimi i ekspertëve;
  •  Arbitrazhi;
  •  Çështjet gjyqësore.

 

Hartimi i aplikimit në procese prokurimi dhe projekt propozime

Hartimi i aplikimeve në procese prokurimi – Si kompani që kryeni punën tuaj kryesore (qoftë ajo e shërbimeve apo furnizimeve) ju mund të aplikoni për një proces prokurimi në institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare. Zakonisht puna e aplikimit për tender mund të jetë e ndërlikuar dhe kërkohet nivel i caktuar i njohurive teknike. Ekziston trendi i marrjes së ekspertizës nga jashtë (outsourcing) për hartimin e aplikimeve në proces prokurimi, pasi që shpenzimet janë më të ulëta se sa të kesh një staf të përhershëm në organizatën tuaj që bëjnë ekskluzivisht këtë detyrë. Për këtë arsye, kompania jonë ju ofron konsulentë të pajisur me njohuri teknike në hartimin e aplikimeve për tenderë deri në përfundimin e procesit.

Hartimi i projekt propozimeve – Nëse jeni një Organizatë Jo-Qeveritare dhe ju duhet hartimi i projekt propozimeve për aplikim të granteve, konsulentët tanë ju ofrojnë aftësi në hartimin aplikacioneve tuaja, qoftë në gjuhën Shqipe qoftë në atë Angleze.

Hartimi i dokumenteve juridike

Nëse ju si qytetar dhe kompani ju nevojitet të dorëzoni:

  •  Padi brenda organizatës / kompanisë që ju punoni, lidhur me çështjet tuaja të punësimit (gradimit, menaxhimit të pushimit, sigurimit, arbitrazhit etj);
  •  Ankesa pranë institucioneve lidhur me statusin e marrjes së Nënshtetësisë, në Kosovë apo jashtë vendit;
  •  Ankesa prokurimi lidhur me refuzimin e aplikacionit tuaj gjatë tenderimi etj

ose

  •  Ndonjë dokument tjetër ligjor që ju duhet të dorëzoni, konsulentët tanë janë ekspertë në fushën e tyre dhe do të përmbushin kërkesat tuaja.

 

Leave a comment

Back to Top