Letër nga CEO
Advoco Solutions është kompani konsulence e specializuar në ofrimin e shërbimeve në tri fusha kryesore: Punë Juridike, Stërvitje Ekzekutive dhe Transformim të Bizneseve.
Kompania jonë ju ofron ekspertizën më të mirë në treg pasiqë kemi konsulentë profesional vendor dhe ndërkombëtarë të cilët mund të kontribuojnë në kompaninë tuaj me njohuritë e tyre akademike dhe praktike.
Advoco Solutions është kompani Kosovare që ndihmon bizneset të arrijnë avantazh strategjik në tregun vendor apo të depërtojnë në tregun ndërkombëtar; dhe njëherit ndihmon kompanitë ndërkombëtare të gjejnë partnerët e tyre vendor për promovimin produkteve të tyre në Kosovë. Nëse ju keni menaxher që kanë nevojë për stërvitje në përmirësimin e aftësive të tyre menaxhuese, apo synoni të transformoni biznesin tuaj, ose më tej ju duhet ekspertizë juridike në lidhje me negociatat tuaja, kontratat dhe punët tjera juridike, lirisht na kontaktoni dhe ne jemi te gatshëm tu ofrojmë propozime konkrete.
Ne fuqimisht besojmë në vizionin dhe misionin tonë, ndërsa jemi të nxitur nga motoja “Përpiqu të japësh më të mirën nga vetja – kurrë mos u dakordo të jeshë mediokër”, sepse në qoftë se ne japim më të mirën nga vetja, suksesi është i pashmangshëm, dhe në këtë mënyrë do të jemi hallkë ne zingjirin e një shoqërie me përgjegjësi sociale.
Sinqerisht,
Arjeta Spahiu
Advoco Solutions
CEO
arjeta.spahiu@advoco-solutions.org
Biografia:
Arjeta është Juriste e Diplomuar nga Universiteti i Prishtinës dhe mban Diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Sheffield. Ajo ka karrierë të gjerë juridike profesionale që nga vitit 1999 me Organizatat Ndërkombëtare dhe Misionet CFSP të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Maqedoni. Ajo ka fushë të gjërë ekspertize në të Drejtën Komerciale lidhur me negociata, përpilimin e kontratave të ndërlikuara komerciale dhe të prokurimit, menaxhimin e rrezikut, dhe hartimin dokumenteve ligjore. Më tej, ajo ka përvojë në ofrimin e trajnimeve profesionale dhe në mënyrë efektive krijon raport me audiencën.
Për shkak të interesimit të saj në Shkencat e Sjelljes, si pjesë e teknikave të negocimit të cilat ajo në mënyrë efektive ka shfrytëzuar gjatë eksperiencës më Organizatat Ndërkombëtare, ajo kreu hulumtimin e Disertacionit të MBA-së me temë: Stërvitja Ekzekutive si metodë për rritjen e Inteligjencës Emocionale në Ekzekutivët e Sektorit Privat në Kosovë. Rrjedhimisht, ajo ka njohuri nga pikëpamja akademike dhe praktike në shfrytëzimin e mëtejshëm të teknikave bindëse negociuese të përdorura gjatë negociatave dhe menaxhmit.
Leave a comment