Çfarë bëjmë
1. Stërvitja Ekzekutive
Ndonjëherë Stërvitja Ekzekutive (Executive Coaching) si nocion, përzihet me nocionin e trajnimeve tradicionale. Në tekstin e mëtutjeshëm Executive Coaching në mungesë të nocionit adekuat në shqip përkthehet si Stërvitje Ekzekutive, edhe pse Coching-u është i ndryshëm prej treningut për arsye se derisa treningu ofrohet për një grup profesionistësh me anë ligjëratash, stërvitja është metodë interaktive në mes të vetëm një ekzekutivi dhe trajneri ku në mënyrë më të personalizuar dhe individuale kalitet udhëheqësi.
Stërvitja ekzekutive i lehtëson punën një udhëheqësi për të arritur qëllimet specifike si individ e profesionist, përmes interakcionit personal, dialogut dhe të mësuarit pragmatik në mes të udhëheqësit dhe stërvitësit, të cilat metoda orvaten për të çuar përpara aftësitë organizative dhe personale të udhëheqësit. Për këtë arsye, stërvitësi ekzekutiv me tepër i ngjason një trajneri personal i cili përpiqet për të zbutur dobësitë e udhëheqësit, por jo duke i dhënë përgjigje të gatshme lidhur me zgjidhjen e një situatë apo çështjeje të veçantë; mirëpo orvatet që të ndërtojë kapacitet brenda udhëheqësit për të zgjidhur çështje të ngjashme në të ardhmen.
2. Transformimi i Biznesit:
a. Ekspertiza e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore;
Kë do të punësoni në organizatën tuaj, gjetjen e personit më adekuat për pozitën profesionale dhe mbajtjen e stafit në të cilin keni investuar – përcakton në mënyrë të konsiderueshme suksesin e organizatës suaj.
b. Marketing
Për shumë njerëz, marketingu është i ngjashëm me promovimin! Mirëpo – jo saktësisht. Me fjalë të thjeshta marketingu është rruga, mënyra, dhe mesazhi i përgjithshëm që ju transmetoni, kur doni ti transmetoni blerësve tuaj potencial se pse ata duhet të blejnë produktin tuaj.
c. Menaxhimi i rrezikut
Menaxhimi jo adekuat i rrezikut mund të ketë pasoja të rënda për kompanitë. Menaxhimi i rrezikut është një vlerësim i bërë nga menaxherët ose konsulentët , që analizojnë dhe përpiqen të përcaktojnë shkallen e potencialit për humbjet eventuale të kompanisë qoftë nga: ana ekonomike (investime, etj.) ose ana ligjore (kontratat e papaguara, dokumentet e pronësisë, obligimet rregullative si p.sh. rregullorja e shëndetit).
d. Kultura organizative
Kultura organizative është një nga drejtuesit më të rëndësishëm të performancës në një organizatë. Në mënyrë që një biznes të jetë i suksesshëm, kultura organizative i së njëjtit duhet të jetë në përputhje me strategjinë.
3. Punë juridike
a. Negociata
Nuk ka rregulla te lojës. Negociatat janë aftësi vendimtare në shumë profesione. Edhe në raste të negocimit të pagës, ose negocimit të qirasë së banesës tuaj, aftësitë e negocimit janë të nevojshme; megjithatë, për një kompani – negocimi është mjet i mposhtjes së konkurrencës.
b. Kontrata
Negociatat e suksesshme nuk kanë kuptim, në qoftë se ato nuk kurorëzohen me kontratë. Kontrata duhet të jetë pasqyrë e rezultateve të bisedimeve, pasi çdo gjë e lënë anash apo e dykuptimtë, mund të ketë pasojë negative.
c. Hartimi i aplikimit në procese prokurimi dhe projekt propozime
Hartimi i aplikimeve në procese prokurimi – Si kompani që kryeni punën tuaj kryesore (qoftë ajo e shërbimeve apo furnizimeve) ju mund të aplikoni për një proces prokurimi në institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare.
d. Hartimi i dokumenteve juridike
Nëse ju si qytetar dhe kompani ju nevojitet të dorëzoni: