Nikos Lambridis

Nikos Lambridis

Nikos Lambridis

No Comments

CEO i Advisor Coaching and Consulting Ltd. – Nikos është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Stërvitësve (International Coach Federation), anëtarë i Forumit të Stërvitësve Grek, anëtar i Konsorciumit të Intelegjencës Emocionale, dhe “Kush është kush në Amerikë”. Nikos ka praktikuar Shitje dhe Menaxhim mbi 20 vite në SHBA, Gjermani dhe Greqi, e që operon tani firmën e tij të suksesshme në Trajnim Ndërkombëtarë dhe Stërvitje, duke u fokusuar në cështje komplekse organizative si dhe cështje rreth raportit të Ekipit dhe Ekzekutivi në kompani gjatë krizës ekonomike në Evropë. Ai ka stërvitur udhëheqësit për të ushtruar udhëheqje të vërtetë gjatë turbullirave sipas parimit “nga brenda-jashtë” (inside-out)! Z. Lambridis ofron trajnime dhe stërvitje të Inteligjencës Emocionale (EQ-i) dhe është i diplomuar me Diplomë post-diplomike 2 vjeçare nga INSEAD – Francë në Departamentin e Psikologjisë Organizative.

Para se të filloj biznesin e tij, Nikos ka punuar si Menaxher i Shitjeve në SHBA, Drejtor i Operacioneve Evropiane në Gjermani, si dhe Drejtor Komercial dhe Menaxher i Trajnimeve të Burimeve Njerëzore në Greqi. Ai ishte Kapiten i skuadrës Olimpike të futbollit të Greqisë më 1975, dhe Kapiteni i Ekipit të futbollit NCAA në SHBA në Universitetin e San Franciskos.

Nikos është i pranuar në Soccer Hall of Fame të SHBA-së në vitin 2010!

Aftesite e specializuara: Duke shfrytëzuar shumë teknika motivuese të përdorura në stërvitje të futbollit, Nikos kombinon ato me Stërvitje Lidershipi dhe Psikologji për të siguruar Stërvitje të Orientuar në vetëm disa seanca. Nikos është i Specializuar në Lidership dhe Stërvitje ekipi me përdorim të Intelegjencës Emocionale; Stërvitje të Shitjeve dhe Menaxhim të Llogaridhënjes; Stërvitje të Negocimit me përdorimin e Intelegjencës Emocionale; Lehtësim nëpërmjet “Open Space Technology”, dhe keynotes.

About the author:

Back to Top