Teuta Haxhimusa

Teuta Haxhimusa

Teuta Haxhimusa

No Comments

Teuta është Eksperte e Burimeve Njerëzore (BNJ) e specializuar në Menaxhimin e Strategjisë së BNJ-së me diplomë akademike nga Universiteti i Sheffieldit, si dhe 14 vjet përvojë pune me institucionet ndërkombëtare dhe vendore të Kosovës, nga të cilat afërsisht 10 vite janë të lidhura në mënyrë specifike me përvojë në lëminë e BNJ-së. Ajo ka hartuar dhe zbatuar praktikisht sistemet moderne të MBNJ-së për Agjencinë e Privatizimit të Kosovës dhe BE-së Shtyllës IV të UNMIK-ut. Gjithashtu, në poste të tjera drejtuese si në USAID BEEP dhe Oxfam GB në Kosovë, ajo kishte funksion në lëminë e BNJ-së të përfshirë në përgjegjësi menaxheriale.

Përvoja e saj praktike në BNJ, përfshin shumicën e aspekteve të MBNJ dhe HRD duke përfshirë krijimin e praktikave të BNJ-së; hartimin e politikave të BNJ-së; planifikimimi vjetor i staffit; përmirësime të listave të pagave; rekrutimi dhe cikli i përzgjedhjes së staffit (shpalljet, lista e shkurtër, testimi, intervistimi, negocimi i kontratës etj) si dhe menaxhimi; vlerësimi i performancës së staffit; objektivat e vendosjes së stafit, këshilla për menaxherët dhe stafin se si për të kryer këto procese; trajnimi dhe zhvillimi (kryerjen e trajnimit të vlerësim, GAP analiza), planet e zhvillimit profesional të stafit; marrëdhëniet e stafit, zgjidhja e konfliktit, workshope, mentorimi etj. Njohuritë teorike të Teutës rreth BNJ-së, përfshin të kuptuarit e paradigmave strategjike të BNJ-së (SHRM) si mjete të përafrimit të strategjsë njerëzore me strategjinë e përgjithshme institucionale, në mënyrë që të sjellë sinergji dhe përmirësime në performancën e organizatave.

Në Maj 2013 ka kryer hulumtimin e dissertacionit MBA në Universitetin i Sheffieldit, me temë: Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore – imperativ për përmirësimin e performancës në sektorin publik të Kosovës. Hulumtimi i saj i ka në shënjestër zyrat e burimeve njerëzore të institucioneve publike, si në nivel qendror ashtu dhe lokal. Angazhimi aktual i Teutës me UNDP-në si ekspert teknik për të mbështetur Departamentin për Menaxhimin e Reformës së Administratës Publike, MAP i ka dhënë mundësinë për të parë nga afër pengesat e zbatimit të Planit të Veprimit për RAP. Ajo është duke ofruar ekspertizën e saj për Departamentin si më larte, në hartimin analizave dhe raporteve të progresit, koordinimin e donatorëve, kryerjen e GAP analizave, duke mundësuar diskutimet në grup, lidhur me tema të ndryshme me qëllimin e ngritjes së kapaciteteve të stafit dhe transferimin e njohurive. Për më tepër, ajo është aktualisht duke këshilluar Ministrinë e Administratës Publike në reformën e shërbimit civil nga perspektiva e MBNJ-së / HRD-së.

About the author:

Back to Top